30 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore.
Edhe pse në orën 10:00 ka nisur provimi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, pa kaluar pak minuta teza e provimit është publikuar online. Në rrjetet sociale po qarkullon njëri variant i tezës së provimit.
E njëjta gjë ndodhi edhe pak ditë më parë me provimin e gjuhës së huaj e cila u publikua pak minuta pas nisjes së provimit.
Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se dalja e tezës në provimin e parë nuk ka cënuar Maturën Shtetërore.