Aleko Myrtollari, i cili qëlloi gruan e tij me thikë 3 ditë më parë, është dorëzuar në polici. Dhe ditën e sotme është zbardhur dëshmia që ai ka dhënë rreth ngjarjes së rëndë para uniformave blu të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se, Myrtollari ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.
Ai tha se i ka kërkuar që të nisë punë, por ajo ka refuzuar dhe kështu nisi debati i ashër që më pas ka agravuar në dhunë. Dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38- vjeçares. Gruaja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ditën e djeshme.