Në Shqipëri, edhe një vrap i lehtë rreth bregut të detit nuk mund të jetë i qetë pasi qentë e rrugës janë aty për 'shoqëri'.
Kur themi 'shoqëri' nuk e kemi fjalën thjesht të të ndjekin nga pas por edhe të sulmojnë. Kështu i ka ndodhur një qytetari që u zgjua herët në mëngjes për të bërë një vrap rreth plazhit në Golem.
Ai ka treguar se teksa po bënte xhiron e mëngjesit një grup qensh rruge e kanë sulmuar. Qytetari thotë se 6-7 qenushë e rrëzuan në tokë dhe e sulmuan, ndërsa pak minuta më pas një zonjë u sulmua nga këta qenë.
Që raste të tilla të mos përsëriten as me të rritur e as me fëmijë, qytetari i bën thirrje Bashkisë Kavajë që të marrë masa emergjente. Ai sugjeron krijimin e qendrave të grumbullimit për qentë e rrugës pa qenë nevoja për helmim, ashtu siç ndodh zakonisht.
Denoncimi i qytetarit:
Mirmengjesi. Teksa beja xhiron e mengjesit buz detit ne golem pata nje sulm ndaj qenve te rruges ishin diku 6-7 qenush. Bashkia kavaje duhet te marr masa emergjente per kto, duhet te krijoj nje qender per grumbullimin e tyre. Sot isha une neser mund te jete nje fmije i vogel.
Isha per vrap si cdo mengjes hera pare qe me turren ashu, me sulmuan pasi me rrezuan ne toke. Sapo sulmuam nje zonj tani, i bera video