Një paralajmërim i ri ka dalë në dritë për Inteligjencën Artificiale (IA). Paralajmërimi se Inteligjenca Artificiale mund të jetë mjaft e fuqishme për të prodhuar përparime që “vrasin shumë njerëz” brenda dy viteve erdhi nga këshilltari special i kryeministrit britanik Rishi Sunak, Matt Clifford.
Duke folur në një kanal britanik online, Clifford tha se politikëbërësit duhet të jenë të përgatitur për kërcënimet që variojnë nga sulmet kibernetike deri te krijimi i armëve kimike dhe biologjike. Clifford, i cili po ndihmon kryeministrin britanik në stafin e agjencisë qeveritare të Inteligjencës Artificiale, tha:
Ai vuri në dukje se nëse gjejmë mënyra për ta kontrolluar atë, Inteligjenca Artificiale ka potencialin për të ofruar përfitime të paçmueshme për njerëzit.
Javën e kaluar, një deklaratë e përbashkët e nënshkruar nga 350 ekspertë të inteligjencës artificiale, përfshirë CEO i OpenAI, i cili zhvilloi ChatGPT, paralajmëroi se rreziku i AI që çon në "zhdukjen e njerëzimit" është i afërt.