Parku i liqenit të Paskuqanit pak para zgjedhjeve vendore u inagurua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli.
Ky park që vizitohet çdo ditë nga familjarë, fëmijë e të moshuar duket se nuk është aq i sigurtë sa Suli e reklamon çdo ditë në rrjetet sociale.
Pasditen e sotme një qytetar ka hasur në një gjarpër gjigant. Ai thotë se gjarprin e ka parë te parku ku shumë fëmijë futen në livadhe dhe luajnë.
Sipas qytetarit parku është i mbushur plot me gjarpërinj dhe jeta e fëmijëve është në rrezik. Ai iu kërkon prindërve që të kenë kujdes pasi një xhiro në shëtitore mund t'iu kushtojë shumë.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje, Ju lutem shperndajeni kete gjarper. Te bejne shume kujdes ata qe dalin te parku i paskuqanit koder bathore. Pasi i lejne femijet te futen ne livadhe te shetitores edhe ketu eshte nomi i gjarperive. Kujdes kujdes pasi nji xhiro ne shetitire mund t'u kushtoje shume ndaj femijeve tuaj. Faleminderit nese e postoni