Pas urdhër arrestit të lëshuar nga SPAK, ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në polici.
Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për leje ndërtimi dhe tendera për një pallat të dëmtuar nga tërmeti 2019.
Përveç Vangjush Dakos, SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës. Për 6 prej tyre është kërkuar masa e sigurisë "arrest me burg" ndërsa për 3 gra masa e sigurisë "arrest shtëpie".
Të arrestuarit me urdhër nga SPAK:
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit që u dëmtua nga tërmeti i 2019.
Adlei Likmeta, ish-arkitet i bashkisë
Roza Kovaci
Edlira Kertusha
Adnand Tocila
Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i Urbanistikes