Një 52-vjeçar shqiptar i cilësuar si 'boss' droge në Greqi është arrestuar nga autoritetet greke në bashkëpunim me ato holandeze.
Shqiptari me nënshtetësi greke kërkohej me urdhër-arresti evropian pasi akuzohet si drejtues i një organizate kriminale që merret me grumbullimin dhe shpërndarjen e parave në Holandë që vijnë nga tregtia e drogës.
Banda kriminale e drejtuar prej tij trafikonte çdo ditë, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore, rreth 250 000 000 euro janë trafikuar. Policia ka sekuestruar para, celularë, tableta, disk dixhital dhe karta SIM
Në kontrollin e kryer në banesën e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Afrika e Jugut. Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.