37-vjeçari Besmir Lurdhi banues në Tiranë ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kongresi i Lushnjës" dhe autori është arrestuar.
Ndërkohë policia ka sekuestruar shumën e parave të grabitura, të cilat janë gjetur në banesën e 37-vjeçarit.
Njoftimi nga policia
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Kasaforta", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar, vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohen 640 000 lekë të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kasaforta". Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën "Kongresi i Lushnjës". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.