Masakra ndaj grave në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti ka qenë e frikshme. Më shumë se 8 gra janë varë nga burrat si pasojë e xhelozisë apo e zënkave familjare. Krime makabre ndaj grave nuk janë marr si alarm për Policinë e Shtetit për të rritur monitorimin e burrave agresivë, por vetëm si statistika për raportet e Met Rrumbullakut.
Saga e vrasjeve ndaj grave nisi nga 80-vjeçari Xhevit Sinan, i cili vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç në një fshat të Gramshit. Disa ditë më vonë, Dan Hutra do të linte një emër të pa harruar në Shqipëri. Ai plagosi me thikë në ish të dashurën e tij, gruan dhe nënën e saj, ndërsa vrau motra gruas, Mevlute Hysën, dhe kunatën e saj, Hasime Dafku. Po në Kamzë vrau me të njëjtën armë Etleva Kurtin, për shkak të konflikteve që kishte pasur në burg me vëllanë e saj.
Mbrëmjen e 12 marsit, në lokalin e Fatjon Muratit u vra gabimisht banakjerja Mimosa Paja. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të datës 8 prill, Roland Sinani vrau me armë nusen e vëllait të tij, Migena Sinanin. Më 17 maj u vra Alma Qevani nga kunati i saj Tefik Tashi në Elbasan. Ndërkohë një ngjarje tëpër e rëndë ndodhi në Përmet ku djali vrau nënë e tij më 3 qeshor, për shkak të gjëndjes së rënduar emocionale.