Një sherr mes disa të rinjve shqiptarë dhe afrikano-veriorë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Milano.
Mediat italiane raportojnë se tre djem shqiptarë u goditën me thikë nga një bandë afrikano-veriore në Viale Gorizia në Milano. Njëri prej tyre, një 18-vjeçar shqiptar , u transportua në gjendje të rëndë në spital pasi mori plagë në kraharor.
Edhe dy të rinjtë e tjerë u dërguan në spital, por në gjendje më pak të rëndë. Një 18-vjeçar u shoqërua në spital për shkak të një plage me thikë në sqetull, ndërsa një 17-vjeçar u transportua në spitalin San Carlo për shkak të një plage në shpatull.
Për momentin sulmuesit afrikanë kanë arritur të shpëtojnë dhe të humbasin gjurmët e tyre. Karabinierët po marrin pamjet e kamerave të zonës në kërkim të ndonjë elementi të dobishëm për identifikimin e tyre.