Kandidatët për heronj/ Vajza dhe djali nga Tirana shpëtojnë këlyshët e hedhur në pusetë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.06.2023, 19:08

Dy kandidatë për heronj të muajit Qershor janë publikuar së fundmi në JOQ ALBANIA. Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë nga Tiranan, të cilët kanë shpëtuar katër këlyshë që ishin hedhur në një pusetë në kryeqytet.

Vajza tregon për JOQ ALBANIA se kanë vepruar me nxitim për të nxjerrë këlyshët, të cilët ishin drejt ngordhjes. Ajo thotë se u ndihmua nga një djalë që gjeti një palë shkallë dhe u fut për ti nxjerrë.

“Pershendetje! Si jeni ? 7 kelyshe jane braktisur dhe 4 prej tyre kishin rene ne pusete. Ka qene ceshtje kohe perpara se te ngordhnin aty. Bashke me zoterin ne video gjetem 1 pale shkalle dhe i nxorri. Momentalisht une po i ushqej dhe i pastrova. Kush deshiron te adoptoj mund te shkruaj te @blackzzii . Cdokush qe do i adoptoj do dergoje ID dhe nr personal . Faleminderit!”shkruan vajza nga Tirana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit