Aksidenti ku humbi jetën 9-vjeçari në Bërxullë, njëri prej shoferëve të arrestuar ishte i dehur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 15:10

Është arrestuar ditën e sotme Naim Allmeta 63 vjeç dhe Erjon Hajdini 30 vjeç. Dy personat ditën e djeshme, teksa po udhëtonin me makinat e tyre janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e ngjarjes, mjeti i Naimit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal në Bërxullë, aty ku përplasi për vdekje të miturin, Sh.Kabeta.

Allmeta ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja. I mituri 9-vjeçar humbi jetën, teksa turpi i tij pritet të përcillet për në banesën e fundit.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip "Toyota", në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip "Dacia", me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit