Sherr me thika në Paskuqan, plagoset rëndë 24-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 21:08

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paskuqan.

Mësohet se në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që autori vijon të jetë në arrati.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit