Një sherr me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Sarandë.
Mësohet se nga konflikti ka mbetur i plagosur 54-vjeçari Edmond Sulo.
Ky i fundit mori dy plagë një në kokë dhe një poshtë sqetullës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa ka shpallur në kërkim autorët.
I plagosuri është dërguar në spital, teksa ende nuk dihet identiteti i autorëve.