Bashkitë në të gjithë vendin abuzojnë në masë me prokurimet publike. Si pasojë gjatë muajit prill janë rritur ankesat për tenderët. Në buletinin mujor të Komisionit të Prokurimit Publik janë pasqyruar ankesat e regjistruara dhe vërejmë rritje për çdo bashki.
Krahasuar me muajin e kaluar, në prill numri i regjistruar i ankesave është rritur krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti. Kështu në total janë shënuar 70 të tilla, ndërsa në muajt e tjerë numëroheshin nga 50 ankesa.
Në të dhënat e buletinit shihet se kryeson qarku i Tiranës me 44 ankesa, pasur nga Durrësi me 6 ankesa.
Qarku i Korçës dhe Shkodrës raportohet të kenë 5 ankesa ndërsa Elbasani 4. Qarqet më me pak ankesa janë Vlora dhe Fieri me nga 2 përkatësisht, si dhe Berati e Dibra me nga 1 ankesë secila.
Për t’u ndalur në të dhënat financiare mbi veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për muajin prill tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi arrijnë vlerën e 7.146.000 lekëve. Ndërsa përsa i përket tarifave financiare të kthyera nda Operatorëve Ekonomik në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë në vlerën e 6.650.000 lekëve.
