“Dikush po e ndiqte”/ Vrasja e shqiptarit në Itali, pronari i lokalit: Kur dola e pash të mbuluar me gjak

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.06.2023, 12:03

Ndërsa karabinierët italian vazhdojnë hetime, detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e Alfonso Kola, 33-vjeç, që u vra në Itali. Pronari i lokalit ku ai ishte klient, tregoi se 33-vjeçari sapo kishte dalë nga dera e lokalit, ishte takuar me dikë. Disa klientë i kanë parë të debatoni. Më tej shqiptari është larguar, por personin tjetër e ndiqte nga pas dhe e kishte plagosur.

“Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë, (që tani janë në duart e karabinierëve) shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur.

Unë isha brenda në lokal dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën. Disa klientë u futën me shpejtësi brenda nga paniku duke më thënë që të merrja në telefon emergjencën për shkak se Fonsi ishte në tokë i gjakosur

Dhe kështu veprova, pastaj dola. Rreth tij ishin mbledhur disa persona që po përpiqeshin ta ndihmonin. Ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas. Telefonuam dy herë duke parë se situata ishte e rëndë. Na thanë se po vinin dhe na këshilluan që të përpiqeshim t’i izolonim plagët në mënyrë që të parandalonim gjakderdhjen dhe kështu bëmë, me aq sa mundëm. Më pas erdhën shërbimet e emergjencës që e transportuan me helikopter në spital”, rrëfen ai.

Viktima, sikurse autori i dyshuar janë të dy fshati Kallmet i Lezhës. Familjet e tyre mësohet se janë fqinjë dhe kanë pasur marrëdhënie të mirë mes tyre. Ndërsa dy pistat që po hetohen janë përplasje për shkak të ndonjë borxhi ose sherri për një grua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit