Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Vorë.
Mësohet se 60-vjeçari me iniciale M.M ka qenë në një lokal kur ka ndërruar jetë për shkaqe që dyshohet të jenë natyrale.
60-vjeçari punonte si shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.