Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Itali, autori dyshohet bashkëatdhetari i tij Petrit Gega

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 15:22

Ka humbur jetën në Itali Alfons Kola, 33-vjeç nga Shqipëria. Ky i fundit ka vdekur pasi u vra me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato. Ngjarja ndodhi afër Breshias dhe pas plagosjes shqiptari u nis për spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndonëse iu nënshtrua një operacioni delikat.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar autorin e vrasjes së Kolës. I prangosur është Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se është vrasësi i 33-vjeçarit. Pas ngjarjes Gega u arratis, por u arrestua disa orë më vonë nga policia italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit