Është tensionuar më tej situatat në veri të Kosovës.
Mësohet se dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në Mitrovicë.
Shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut teksa janë sulmuar nga persona me maska.
Pas plagosjes, të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital.
Policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.