Tensionet në veri të Kosovës/ Stoltenberg: Dhuna e serbëve ndaj KFOR-it, e papranueshme!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2023, 09:43

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin të zhvilluar me shefat diplomatikë të aleancës në Oslo, është ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.

Ai është shprehur se dhuna ndaj forcave të KFOR në Mitrovicë është e papranueshme, ndërsa kërkoi që protestuesit të ndalin përplasjet agresive.

Më herët Stoltenberg deklaroi se NATO do të dërgojë edhe 700 ushtarë shtesë në Kosovë dhe se një batalion tjetër do të vihet në gatishmëri të lartë.

Stoltenberg shpjegoi se KFOR-i do të marrë hapat e nevojshëm për të normalizuar dhe garantuar sigurinë, duke theksuar se nuk duhet lejuar që situata të degradojë për shkak të disa protestuesve agresivë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit