Gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagosen dy persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 19:58

Sot rreth orës 16:00 janë plagosur dy persona në Fushë-Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se një person i dyshuar lidhur me këtë rast është arrestuar.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pjeës në Fushë Kosovë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Sipas Ahmetit, bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri .Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit