Momenti kur persona të maskuar sulojnë veturën e Policisë në Zveçan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 22:30

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në Zveçan, ndërsa ishte nisur te objekti i Komunës.

Persona të maskuar vrapojnë pas veturës së Policisë së Kosovës dhe gjuajnë me gurë në drejtim të saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, ka njoftuar Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit