“Lufta” e re është me UEFA-n, Juventusi pritet të përjashtohet nga kompeticionet europiane

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.05.2023, 13:03

“Luftërat” për Juventusin nuk kanë përfunduar, madje një e re po nis dhe përballë është organi më i lartë drejtues në Europë, UEFA. Në Itali tashmë gjithçka është e mbyllur, me çështjen, që u mbyll me heqjen e 10 pikëve dhe një gjobë prej 718 mijë eurosh për manovrat me pagat për të shmangur pagat dhe dënimet për ndershmërinë financiare.

Tashmë për bardhezinjtë do të nisë një luftë e re me UEFA-n, e cila si një organ i pavarur, ka hapur një dosje hetimore me të gjitha shkeljet e bardhezinjve. Çdo detaj do të vlerësohet maksimalisht në ditët në vijim dhe në fund pritet të shihet sesi do të mbyllet edhe hetimi i qeverisë së futbollit, më të cilën rruga mund të jetë e gjatë, pasi vendimi mund të apelohet edhe CAS.

Në rast se UEFA verën shkelje të rregullave të ndershmërisë financiare dhe veprime fiktive në shërbim të këtyre shkeljeve, për Juventusin mund të vijë përjashtimi nga kompeticionet europane për të paktën një vit. Dënimi nga UEFA pritet të vijë në fund të qershorit. Një opsion mund të jetë që në Nyon të kënaqen edhe me atë që drejtësia italiane i dha bardhezinjve. Juve aktualisht është në vendin e shtatë, që të çon në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit