Tensionet në veri të Kosovës: Nuk mund t’u them kryetarëve të dalin jashtë, Republikën s’ia dorëzojmë fashistëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 12:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ku ka folur lidhur me situatën në Mitrocivë. Kurti u shpreh se nuk mund t’i kërkojë kryetarëve të komunave të mos qëndrojnë në zyrat e tyre për sa kohë janë zgjedhur me votë.

Ka diskutime por jo gjithmonë mund të biem dakord me diçka. Ndërtesa e komunave i përkasin republikës së Kosovës, E kuptoj që nuk duhet të ketë shumë policisë, por përpara kësaj nuk duhet të ketë kriminelë jashtë ndërtesës. Për anëtarët e KFOR të plagosur ka shumë përgjegjës por nuk ka njeri në burg. Ata që kanë bërë këto veprime duhet të shkojnë në burg.

Të tilla krime nuk duhet të përsëriten. Duhet të kemi komunikim, Ne po e bëjmë këtë gjë sa i takon këtyre ndërtesave. Unë nuk mund të ulem në zyrën time si kryeministër dhe t’i them kryetarëve të komunave se ju nuk mund të qëndroni në zyrat tuaja. I kemi urdhëruar të gjithë njerëzit. Ministri im i Financës duhet të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët e komunave. Të ardhurat e tyre janë të vogla dhe kanë nevojë për qeverinë qendrore”, u shpreh Kurti.

Më tutje ai theksoi se do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve. Por, shtoi se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokratike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.

"Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Ai u shpreh se ndërkombëtarët nuk e paralajmëruan të mos bënte zgjedhje dhe e pranuan procesin në një koncept të gjerë. Kryeministri shtoi se komuniteti ndërkombëtar njohi procesin dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Nëse unë do urdhëroja kryetarët e komunave të shkonin në një zyrë tjetër do ishte njësoj si të krijoja struktura paralele. Do i bashkohesha legalitetit dhe unë këtë nuk mund ta bëj. Në demokraci ligji duhet të jetë mbi politikën dhe duke bërë politikë në një pikë të caktuar bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Komuniteti ndërkombëtar në një koncept të gjerë e pranoi procesin zgjedhor dhe rezultatin e tyre. Nëse komuniteti ndërkombëtar do më kishte thënë mos bëj zgjedhjeve sepse nuk ka rrethana, atëherë do të flisnim për politikë. Tani politikisht unë po bëj atë që po bëj nga mungesa e fuqisë. Nuk ka një metodë tjetër”, deklaroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit