Plani gjenial i David Beckham, Messi pritet të shkojë në huazim te Barcelona

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.05.2023, 12:01

Messi dhe Barcelona duan të ribashkohen, por problemet financiare të katalanasve e kanë vështirësuar shumë këtë operacion. Sulmuesi argjentinas ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por flitet se Barcelona është dëshira e parë e tij.

Siç dihet, Messi ka në dorë edhe ofertën e frikshme prej 400 milionë eurosh në sezon nga Arabia, por ai ndjen se ka ende për të dhënë në futbollin evropian dhe pritet të vazhdojë edhe për ndoshta dy sezone. Dhe zgjedhja e tij është Barcelona.

Për të bashkuar këtë dyshe historike, ka ndërhyrë David Beckham, presidenti i Inter Miami në SHBA. Sipas medias prestigjioze “L’Equipe”, Beckham është ulur në tavolinë me një propozim shumë tundues, ku Messi mund të shkonte në Barcelonë si i huazuar.

Sipas të njëjtit burim, kampioni i botës mund të firmosë një kontratë afatgjatë me Inter Miami dhe të kthehet si i huazuar në Barcelonë për një apo dy sezone. Në këtë mënyrë, Barcelona do të kishte mundësinë të ulte shpenzimet për Messin dhe të mos merrte një barrë kaq të madhe financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit