Mëson fëmijët në kopshte për transgjinorët/ Prindërit në Minnesota kundërshtojnë librin “Call me Max”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 11:19

"Call Me Max", një libër i shkruar nga një burrë transgjinor, tregon historinë e një fëmije që identifikohet si transgjinor dhe aktualisht po u lexohet fëmijëve të moshës katër vjeç në Minnesota.

Por, prindërit kanë dalë kategorisht kundër dhe nuk pranojnë që ky libër t’u shpërndahet fëmijëve të vegjël.

Libri është publikuar në vitin 2019 dhe tregon historinë e një fëmije që nuk pranon gjininë me të cilën ka lindur dhe u kërkon mësuesve t'i thërrasin me emrin e një djali.

Që nga publikimi i tij libri ndaluar në shkolla në disa shtete amerikane si Teksasi dhe Florida, pasi nxiti protesta dhe zemërim mes prindërve të indinjuar.

Libri tani është rishfaqur në shkollat e kopshtet Minnesota, çka ka shkaktuar përplasje të mëdha mes prindërve dhe përgjegjësve të institucioneve arsimore.

https://twitter.com/CITClassroom/status/1661810711843012634?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1661810711843012634%7Ctwgr%5E35bdcc7bd98eec3ecf6d30d4e4e77be6c7ec6f6d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-12139475%2FParents-rail-against-school-district-book-teaches-kids-transgender.html

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit