Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku duket se ka nisur një romancë të re me yllin e popit, Megan Thee Stallion.
Ata u panë bashkë në dasmën e shokut të skuadrës së Romelu, Lautaro Martinez dhe modeles Agustina Gandolfo të hënën në Como të Italisë.
Dyshja u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë luksoze të dasmës por edhe gjatë festës ku u shfaqën dorë për dore dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Reperja amerikane Stallion së fundmi mori pjesë në një ndeshje të Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin e futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij Sarah Mens.
Lukaku, 30 vjeç, nuk ndan shumë për jetën e tij personale, por së fundmi zbuloi se ka një djalë të dytë, Jordanin 1-vjeçar, përveç Romeos pesë-vjeçar.