Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale mund të sjellë zhdukjen e njerëzimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 23:53

Ekspertët kanë paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.

Ata thonë se zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore.

Faqja e Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale(AI) ka listuar disa rreziqe që i kanosen njerëzimit:

Mjetet e zbulimit të drogës mund të përdoren për të ndërtuar armë kimike

Dezinformimi i gjeneruar nga AI mund të destabilizojë shoqërinë dhe të "minojë vendimmarrjen kolektive"

Fuqia e AI mund të përqendrohet gjithnjë e më shumë në gjithnjë e më pak duar, duke u mundësuar "regjimeve të zbatojnë vlera të ngushta përmes mbikëqyrjes së përhapur dhe censurës shtypëse".

Njerëzit bëhen të varur nga AI

Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Deklarata u postua në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë e AI, një organizatë jofitimprurëse me qendër në San Francisko. Është nënshkruar nga pothuajse 400 njerëz, duke përfshirë disa nga emrat më të mëdhenj në këtë fushë Sam Altman, CEO i OpenAI, kompania pas ChatGPT, si dhe drejtuesit kryesorë të AI nga Google dhe Microsoft dhe 200 akademikë.

Deklarata është më e fundit në një seri alarmesh të ngritura nga ekspertët e inteligjencës artificiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit