Një shtetas shqiptar është zhdukur në Greqi.
Mediat fqinje raportojnë se 27-vjeçari Xhulio Hoxha është zhdukur nga shtëpia e tij në Kretë mëngjesin e së shtunës së kaluar.
Gjurmët e 27-vjeçarit kanë humbur në Vryses Apokoronou, ku ndodhet shtëpia e tij.
27-vjeçari ka sy blu-jeshile, është 1.70 m i gjatë dhe i dobët. Ditën që u zhduk, ai kishte veshur xhinse, një xhup blu të errët me kapuç dhe atlete.
Familjarët kanë frikë se jeta e tij është në rrezik.
