Një sherr mes disa shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur para një lokali në lagjen Bindermichl-Keferfeld të Linz-it, Austri.
Mediat raportojnë se në sherrin ku janë përfshirë rreth 20 persona ka patur edhe të shtëna me armë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirët në sherr kishin ikur. Policia nuk ka mundur të gjejë as viktimat dhe as autorët, por ka mundur të sigurojë disa gëzhoja.
Për momentin, policia e Linzit nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për ngjarjen.