Nusja i vdiq në aksident, vjehrra pëson infarkt kur merr vesh lajmin dhe ndërron jetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 21:49

Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e djeshme në aksin Korçë-Kapshticë.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip “Benz” dhe “Ford”, humbi jetën shtetasja Miranda Malolli rreth 50-vjeçe ndërsa u plagosën 7 persona.

Por sikur të mos mjaftonte kjo ngjarje e rëndë, një tjetër ka ndodhur në familjen e Malollit.

Mësohet se vjehrra e 50-vjeçares ka ndërruar jetë pasi ka mësuar se nusja ka ndërruar jetë në aksident. Ajo ka pësuar infarka pasi ka marrë vesh lajmin dhe ka ndërruar jetë.

Ka dyshime se shkak për aksidentin e djeshëm është bërë shpejtësia e madhe e njëra prej mjeteve të aksidentuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit