I përdorte babai i tij, qytetari dëshiron të dhurojë ilaçet për ata që kanë nevojë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 21:30

Pavarësisht aksidenteve të shumta, vrasjeve, plagosjeve, përdhunimeve, në Shqipëri ka ende njerëz të mirë që duan të ndihmojnë të tjerët.

Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një qytetar ka dëshirë të dhurojë disa ilaçe të kushtueshme që dikur i përdorte babai i tij. Qytetari thotë se ilaçet i ka blerë në Itali dhe janë pako me vitamina, morfinë me puka, ngjitëse për dhimbjet që vendosen në trup, gjilpëra për hollim gjaku dhe serume ushqyese.

Qytetari nuk do t’i hedhë këto ilaçe prandaj dëshiron që t’ia dhurojë dikujt që ka vërtetë nevojë dhe nuk mund t’i blejë vetë.

Ai ka lënë shënim edhe numrin e WhatsApp ku mund ta kontaktoni.

Mesazhi i qytetarit:

Si jeni, kam disa ilace qe kushtojne vertet shume qe i perdorja per babin. Jane pakot e ushqimeve me vitamina brenda qe perdoren per pacient. Kam morfine me pika, kam ngjitset qe vendosen ne trup per dhimbje, kam gjilpera per hollim gjaku e disa gjera te tjera dhe kam deshir t’ia dhuroj dikujt qe ka vertet nevoj jo ti hedh. Jane tgjitha ilace tmara n itali ju drejtohem ju se sdi kush ka nevoj dhe nese ka vertet nevoj te me kontaktoj e ja jap me gjithe zemer

Nuk dua tja jap naj doktori sepse mkan then por kam frik se ato i shesin e me mir ti mar ai qe ka vertet nevoje.

S’dua te duket sikur po e bej per mburrje, thjesht sic kam qene une hallexhi mund te kete plot qe se kan mundsine e dua tja jap.

Keto jan ushqimi qe meret kur i semuri nuk mundet nga goja, serume

00393713879361 vetem wp

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit