Po ecte me motor në Himarë, shpëton për fije kur makina parakalon dhe i del përballë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 20:30

Çdo ditë e më shumë në vendin tonë po ndodhin aksidente rrugore.

Në disa raste këto aksidente kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve, por në disa raste të tjera edhe sjelljen e vetë drejtuesve të mjeteve.

Shpejtësia tej normave të lejuara, mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor apo parakalimet e gabuara janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

Duke u ndalur te parakalimet, një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të tillë.

Ai thotë se ditën e djeshme rreth orës 15:00, teksa ishte duke lëvizur me motor, në hyrje të Himarës një automjet ka hyrë në parakalim të gabuar duke i rrezikuar jetën.

Të gjithë këtë moment që mund të ishte fatal për vetë qytetarin por edhe shoferin e automjetit ai e ka filmuar me kamera.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si automjeti parakalon dhe i del përballë qytetarit me motor.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joq. Si ja kaluat. Te lutem postoje pak se shume te papergjegjshem. Per Pak na vran. Ne Hyrje te Himares dje rreth ores 15:00

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit