U shkarkua pasi fshehu pasurinë, Rama i gjen punë si këshilltar i Met Rrumbullakut

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 30.05.2023, 20:13

Vehbi Bushati, drejtori i Policisë së Lezhës, është shkarkuar nga detyra pasi fshehu pasurinë. Me nisjen e Vettingut kryepolici i Lezhës nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë si dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale. Vehbi Bushati ka mbajtur poste të larta drejtuese në polici, si drejtues qarqesh, shef komisariatesh dhe zëvendësdrejtor i Antiterrorit. Pas këtij mosdeklarimi, ai përjashtohet nga çdo strukturë drejtuese në uniformat blu.

Mirëpo Edi Rama nuk e ka lënë pa punë Vehbi Bushati. Ai pritet të emërohet këshilltar i Met Rrumbullakut. Emërimin e Bushatit në këtë post e ka firmosur vetë Rrumbullaku. Si këshilltar Vehbi Bushati pritet t'i mësojë Met Rrumbullakut sesi të fsheh pasurinë, aftësitë profesoionale dhe të punojë kundër shqiptarëve, ndonëse paguhet me taksat e tyre.

Në një vend europian ku demokracia funksionon dhe ligji është i barabartë për të gjithë, Vehbi Bushati duhet të ishte në burg për mosdeklarim të të ardhurave. Mirëpo në Shqipëri, një kryepolic që dyshohet se ka pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme, bëhet këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit