Vllaznia e femrave mund Apoloninë, fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 10-të

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 19:50

Vllaznia e femrave është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë për herë të dhjetë.

Shkodranet u shpallën kampione të edicionit të 14-të të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 4-1 kundër Apolonisë.

Edhe pse vajzat fierake të Apolonisë kaluan të parat në avantazh, Vllaznia u kundërpërgjigj shpejt me 4 gola të shênuar nga Berisha me dopietë, Shala dhe Megi Doçi.

Me këtë fitore, Vllaznia e vajzave shkon në 10 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë. Finalja e 14-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të Vllaznisë e Apolonisë, të cilët ishin prezentë në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit