Në Greqi plasin protestat për vdekjen e punëtorëve, në Shqipëri mbajnë shënim statistikat

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 30.05.2023, 19:47

Të pakën tre persona kanë humbur jetën gjatë muajit maj në Shqipëri teksa punonin në sektorin e ndërtimit. Një 60-vjeçar në Vlorë, një 50-vjeçar në Tiranë dhe së fundmi një 62-vjeçar në Sarandë, ishin viktimat e aksidenteve tragjike në punë. Tre jetë të humbura për të cilat nuk ka asnjë reagim institucional mbi kushtet dhe sigurisë.

Shteti bën me faj viktimat që humbin jetën nga pakujdesia e tyre ndërsa Inspektoriati i Punës fle gjumë dhe nuk nis asnjë hetim për këto raste tragjike. Të heshtur janë edhe qytetarët apo të ashtuquajturat sindikata në mbrojte të punëtorëve. Asnjë reagim konkret me protesta apo kërkesa zyrtare për nisjen e hetimeve të thelluara.

E kundërta ndodh në Greqinë fqinje ku atje qytetarët ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj institucioneve. Vdekja e një punëtori dhe plagosja e dy punëtorëve të tjerë në zonën e mbytjes së anijes në Perama, k angritur në protesë qindra qytetarë dhe aktivistë.

Aksidentet në punë, protestuesit grekë i cilësojnë si krime të renda ku përgjegjësiua duhet të bjeri mbi institucionet dhe madje vetë qeverinë. Pjesë e protestës ishin edhe studentët, të cilët iu bashkuan një greve 24 orëshe të sindikatës së punëtorëve.

"Mos t'i lejojmë të luajnë me jetën tonë! Nuk është koha e keqe, por një krim tjetër që ndodhi me përgjegjësitë e punëdhënësit dhe kontraktuesit, qeverive që në altarin e fitimit nuk ngurrojnë të sakrifikojnë edhe jetë njerëzish. Masat jo të plota të sigurisë, nën personeli, mungesa e plotë e mekanizmave të kontrollit dhe presioni i vazhdueshëm për të nxjerrë punën sa më shpejt që të jetë e mundur bënë që punëtorët të rrezikojnë shumë. është shpallur grevë 24 orëshe për një ditë, duke dërguar kështu një mesazh rithemelues që nuk do të lejojmë të vajtojmë një jetë tjetër njerëzore" – thuhet në deklaratën e protestuesëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit