Në Shqipëri po rriten vit pas viti lejet e ndërtimit të pallateve shumëkatësh apo komplekseve luksoze. Interes të lartë kanë ndërtuesit e hoteleve, si një mënyrë e pastër fitimi. Lakmia më e madhe është kryesisht drejt qendrave të qytetit, aty ku kullat po mbijnë dita-ditës si kërpudhat. Për periudhën Janar-Mars të këtij viti janë dhënë 429 leje ndërtimi, me një rritje prej 8.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.
Qytetet me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit të janë Durrësi me 191 leje, Tirana me 79 dhe Korça me 38 leje. Në Durrës procesi i rindërtimit cilësohet thuajse i përfunduar dhe 191 lejet e dhëna mendohet të jenë vëtëm për struktura biznesi apo banimi. Ndërkohë në Tiranë, gropat e ndërtuesëve po hapen edhe atje ku dikur ishte një kënd lojrash apo një parkim.
Biznesmenët e mbështetur nga politika po përfitojnë hapësira të konsiderueshme, duke betonizuar qendrat e qyteteve. Ekspertët imobilarë dhe ata të ekonomisë, shprehen se me rritjen e ndërtimeve ka pak gjasa që çmimi i një metër katror për blerje banese nuk pritet të ndryshojë. Ata thonë se ndërtimet kanë për qëllim bllokimin e tregut, që investitorët të fitojnë sa më shumë para dhe shqiptarët të zhyten në kredira gjithë jetën për një shtëpi.