U rrëzua teksa punonte, ky është 62-vjeçari që humbi jetën në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2023, 18:38

Edmond Kapo është 62-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në Sarandë pasi u rrëzua nga pallati ku po punonte.

62-vjeçari ishte duke punuar në një pallat në ndërtim, kur ra aksidentalisht nga lartësia. Për shkak të plagëve të marra ai nuk mundi të mbijetojë.

Kapo ishte me origjinë nga fshati Markat dhe sipas miqve ishte shumë i dashur e punëtor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit