Shoqëroi studenten e paralizuar gjatë gjithë Universitetit, qeni Justin merr diplomën e nderit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2023, 17:02

Në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Seton Hall të New Jersey pati një moment të veçantë. Një qen, shoqërues i një studenteje, mori një diplomë, duke treguar kështu një gjest domethënës.

Studentja Grace Mariani është e paralizuar dhe qeni i saj e ka ndjekur në çdo hap të saj dhe nuk ka munguar për asnjë moment. Grace dhe qeni i saj Justin, shihen duke marrë diplomat nga Joseph E. Nyre i Seton Hall.

Mariani mori një diplomë universitare në shkencat arsimore, ndërsa Justinit iu dha një diplomë nderi për ndjekjen e të gjitha klasave të studentes. Kjo e fundit u shpreh se do të vijojë me karrierën e saj, ndërsa shtoi se qeni do të jetë gjithmonë pranë saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit