Legjislacioni i ri i Ugandës kundër LGBTQ, ndëshkim edhe dënimi me vdekje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2023, 16:42

Uganda ka miratuar ligje të ashpra kundër homoseksualëve pasi i druhen HIV-it. Presidenti Yoweri Museveni nënshkroi ligjin kundër homoseksualitetit, duke përfshirë dënimin me vdekje për veprat e rënda, të cilat përfshijnë marrëdhënie homoseksuale me dikë nën moshën 18 vjeç ose kur dikush është i infektuar, si për shembull me HIV.

Gjatë votimit në parlamentin e Ugandës, të gjithë votuan pro, përveç një deputeti që votoi kundër. Marrëdhëniet LGBTQ janë tashmë të paligjshme në Ugandë, por tani kushdo që është homoseksual përballet me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se më 17 mars, policia e Ugandës njoftoi arrestimin e gjashtë burrave për sjellje homoseksuale. Uganda ka ligje të rrepta kundër homoseksualëve, të cilat i trashëgoi nga kohët koloniale që nga viti 1962.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit