Policia arreston tre personat që dogjën flamurin serb në Graçanicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 21:14

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për djegien e flamurit serb në Graçanicë. Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se hetimi i saj ka rezultuar me identifikimin e tre personave të dyshuar.

Të arrestuarit janë dy 22-vjeçarë dhe një 31-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ndaj personave të dyshuar:

E.B, mashkull, 22 vjeç,

Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe

E.G, mashkull, 31 vjeç,

është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit