Xhaferi: Iniciativa për një njësi zgjedhore ka ngecur në Komisionin për Sistem Politik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 16:14

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi në konferencën e sotme për media tha se nuk ka faj që iniciativa për një njësi zgjedhore, ka ngecur në procedurë parlamentare.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Xhaferi hodhi poshtë pretendimet e partive të vogla se ai fshihet dhe nuk e vendos në rend dite iniciativën e tyre për të votuar një njësi zgjedhore.

Ai tha se nisma është paraqitur në vitin 2021 dhe tani është ngecur në Komisionin për Sistem Politike.

“Ajo që ndodh në komision nuk është problemi im. Këto janë faktet dhe Maja Moraçanin nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të pretendojë se e ka marrë iniciativën në shtëpi”, tha ai, duke aluduar në akuzat se e ka mbajtur në sirtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit