Serbët sulmojnë mediat shqiptare në veri të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 14:31

Gazetarët e mediave të ndryshme janë sulmuar sot nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.

Kështu, veturat e ekipeve të gazetarëve nga Shqipëria, nga A2 CNN dhe Panorama Tv u janë thyer xhamat.

Në lidhje me sulmin ndaj ekipit të A2 CNN në Leposaviq gazetari Jul Kasapi, ka thënë se ishin disa të rinj të maskuar.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se në një transmetim direkt, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.

Poashtu bëhet e ditur se ky asociacion ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit