Është arrestuar sot në Sarandë një 20-vjeçar i shpallur në kërkim.
I arrestuar është shtetasi me iniciale M. B. pasi dy vite më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.
Gjithashtu të arrestuar janë edhe 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Expose”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të shpallur në kërkim.
Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të ndodhur ndërmjet tyre, më datë 10.01.2020, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim.
Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen.