Bie nga lartësia punëtori në Sarandë, ndërron jetë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 12:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një punëtor 50 vjeç ka rënë nga lartësia duke punuar në një pallat dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Ai po punonte pa masa sigurie dhe një moment ka rënë aksidentalisht. Sipas të dhënave punëtori humbi jetën në vend.

Njoftimi i policisë

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit