Supermarketet në Shqipëri janë të vetmit që nuk bëjnë kurrë oferta reale. Madje e shesin produktin shumë më shtrenjtë se çmimi real. Një rast i tillë i ka ndodhur një qytetari në supermarketin “Big Market” në rrugën "Rinia" në Elbasan. Qytetari na ka treguar dy foto që dëshmojnë hapur talljen e supermaketit.
Në raftin ku është vendosur pija energjike B52, thuhet se produkti është me ofertë, ka qenë 59 lekë dhe është bërë 45 lekë. Duke qenë se i ka parë me ulje, qytetari ka marrë 5 kënaçe B52, që sipas një llogaritje të thjeshtë do t’i kushtonin 225 lekë. Por, kur i ka kaluar produktet në kasë ato janë regjistruar me një çmimi më të lartë.

Sikur duket në faturë një kënaçe kushton 69 lekë. Pra jo vetëm që nuk ka ofertë, por edhe çmimi bazë i afishuar në raft nuk është reali. Kështu në fund qytetari është detyruar të paguaj 360 lekë.

Raste të tilla ndodhin rëndomë në supermarketet e Big Market, dhe në shumë prej tyre qytetarët nuk i vënë re dhe tallja vazhdon.