Tensionohet situata në Leposaviq, sulmohen gazetarët nga persona të maskuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 12:55

Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq.

Gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke sulmuar me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit