Henrik Hoxha dëshmon 1 orë e 30 minuta në GJKKO: Dumani më premtoi 60 mijë euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 11:18

Henrik Hoxha ka dëshmuar para trupës gjykuese të GJKKO ditën e sotme. Ai ka dhënë informacione për dy atentatet me katër viktima të ndodhura në Durrës tre vite më parë, ku humbën jetën vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhela Avdija, ku objektivi ishte Dorian Shkoza. Ndërsa tregon se Dumani i premtoi 60 mijë euro për të kryer porosinë. Ku theksoi se me Dumanin ishin njohur në një festë, por më parë nuk kishin kontakte.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit dhe kemi folur më pas për t’u takuar. Dumani më premtoi 60 mijë euro nga të cilat më dha 34 mijë sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky ka qenë në timon, unë të sedilja e pasme e pasagjerit. Kam pasur dy pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli.

Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, ka deklaruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit