Vladimir Kurti ka folur nga qelia dhe ka dhënë më shumë detaje rreth konfliktit të tij me Dan Hutrën, ky i fundit i vrau motrën në oborrin e shtëpisë. Ndërsa është shprehur se ishte Hutra ai që nxiti konfliktin, Kurti i ka bërë një thirrje sot nga qelia.
Duke lënë të kuptohet se do të marrë hak, ai ka deklaruar se Hutra nuk i ka bërë llogaritë mirë.
“Unë jam gjallë akoma vetë. Edhe ai nuk i ka bërë llogaritë mirë. Apeli im është nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri. Nëna më tha që ka hyrë nga avllia dhe e ka goditur pas shpinë motrën. E ka parë aty me armë dhe i ka tentuar motra me ik me u fut brenda. Aty e ka goditur pas shpine”, tha ai.