Deputetja britanike: Serbia furnizon bandat, armët fshihen në kisha

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 10:37

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka reaguar sot në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Përse një reagimi në rrjetin social Twitter ajo deklaron se Serbia po furnizon me armë grupet kriminale në veri të Kosovës.

Kearns duke komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha.

“NATO, KFOR luan një rol jetik, neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen.

Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese.

Armët po zhvendosen në ambulanca, madje ruhen në kisha për të fshehur armatimin e milicisë”, shkruan deputetja britanike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit